Ymeri: Zhgënjyese se si Qeveria Kurti s’po reagon karshi skandaleve që po ju dalin

Analisti Visar Ymeri e sheh shqetësuese se si Qeveria Kurti nuk po reagon karshi skandaleve që po u dalin në media.

“Mënyra se si sillesh karshi këtyre rasteve e tregon cilësinë. Reagimi është zhgënjyes. A është marrë masa ndaja tyre personave që kanë bërë dallavere për punësimin në KEK. A ka edhe raste që nuk dalin, edhe a reagon qeveria për ato që nuk dalin’’, tha ai në Debat Plus.

‘’Këta e kanë përmbysë raportin e institucioneve. Në botë mediat kërkojnë llogari nga pushteti, tash pushteti kërkon llogari nga mediat. Cilësia e qeverisjes së VV’së ka qenë e njëjtë në shumë aspekte.