YouTube bllokon kanalin e parlamentit rus, zemërohen zyrtarët rusë

YouTube ka bllokuar Duma TV, i cili transmeton parlamentin e Rusisë.

Të shtunën, një mesazh në YouTube tha se kanali televiziv Duma ishte bllokuar, pwr shkak tw një shkeljeje të kushteve të shërbimit të YouTube.

Masa provokoi një reagim të menjëhershëm zemërimi nga zyrtarët rusë, përcjell Klankosova.tv

“YouTube ka qenë nën presion nga rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor dhe zyrtarët u përgjigjën shpejt”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në Telegram.

Mbikëqyrësi rus i komunikimit tha se i kishte kërkuar Google të rivendoste menjëherë aksesin në kanalin Duma.