Zaev propozon zgjedhje të parakoshme, Pendarovski mbledh sot liderët e partive

Pasi liderët e BE-së nuk morën vendim për hapjen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njoftoi  se do të propozojë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

Ai u shpreh se ky vendim vjen pas konsultimeve që ka marrë, dhe se zgjidhja më e mirë për të mos humbur kohë “janë zgjedhjet e parakohshme”.

Ditën e sotme presidenti Stevo Pendarovski ka thirrur në një takim liderët e partive. Në këtë takim, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të hedhë në tryezë propzimin për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar konsultime brenda dhe jashtë shtetit për hapat e ardhshëm, ku ka takuar edhe partnerin e koalicionin, kreun e BDI-së Ali Ahmetin.

Vetë ky i fundit u shpreh se partia është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar atë si zgjidhjen më të mirë pas vetos së Francës për shtyrjen e negociatave.