Ndërron jetë veterani i luftës, Bedri Alshiqi

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, nga Brigada 153, Zona e Llapit, Bedri Alshiqi, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e kanë dhënë bashkëluftëtarët.

Sot, paska ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë, Bedri Alshiqi. Bacin Bedri do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë atdhetar, familjar të përkushtuar e njeri të matur e të urtë. Baci Bedri ishte ndër të parët që i’u përgjegjë thirrjes për liri, hapi dyert e shtëpisë për luftëtarët e lirisë dhe morri përsipër organizimin dhe drejtimin e njësitit të UÇK-së në Sharbanin e Epërm. Jetoi ndershëm dhe me integritet siq i takon të jetoj një luftëtari të vërtetë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!