Zaev u bën thirrje votuesve të Rekës: Votojeni Pendarovskin në rrethin e dytë

Kryeministri Zoran Zaev publikoi disa të dhëna ku sipas tij, Stevo Pendarovski po udhëheqë ndaj Siljanovskës. Zaev u bëri thirrje shqiptarëve, votuesve të Rekës, që të votojnë Stevon në rrethin e dytë. Sipas tij, vetëm vota e qytetarëve mundë të ndihmojë që vendi të lëviz para drejt strukturave euro-atlantike.

“Stevo Pendarovski do të jetë fitimtarë në rrethin e dytë. Pres që qytetarët që votuan Blerim Rekën në rrethin e parë, të votojnë për Pendarovskin në rrethin e dytë. Ta votojmë Stevon dhe të hapërojmë në kohë, ti shpiem proceset para. Ju falëndëroj që votuat Stevon, ju ftoj përsëri që të merrni guximin dhe të votoni. Të gjithë nacionaliteteve ju bëj thirrje që të votoni, nga ju varet e ardhmja, nga ju varet progresi i shtetit tonë. Bashkë me ju do të shkojmë drejt NATO-s dhe BE-së.” tha kryeministri Zaev.