Zafir Berisha thotë se oferta e Nismës për qytetarët e Prizrenit është më e duhura për ta

Zafir Berisha është shprehur i bindur se oferta e Nismës për qytetarët e Prizrenit është më serioze dhe profesionale në raport më partitë tjera.

Ai ka thënë se ai dhe ekipa e tij angazhohen dhe garantojnë liri, barazi, drejtësi dhe solidaritet për të gjithë qytetarët, të bazuar në parimet e demokracisë qytetare, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallime të orientimit politik, përkatësi gjinore, fetare, apo nacionale.

“Ne jemi të bindur se në konkurrimin politik të radhës, konkretisht në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, do të marrim besimin e qytetarëve të Prizrenit, ku do të na mundësohet materializimi i ofertës tonë gjatë 4 viteve të ardhshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Të nderuar qytetar, nismëtar, bashkëpuntor dhe bashkëveprimtar nga e kalura.

NE jemi alternativa dhe oferta më serioze dhe profesionale e ofruar për qytetarët e Prizrenit në raport me të tjerët, sepse ne angazhohemi dhe garantojm liri, barazi, drejtësi dhe solidaritet për të gjithë qytetarët, të bazuar në parimet e demokracisë qytetare, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallime të orientimit politik, përkatësis gjinore, fetare, apo nacionale.

NE jemi të bindur se konkurimi politik përmes programeve dhe ideve, është ai që sjell përmisimin e ofertës për qytetarët dhe përmisimin e qeverisjes, e jo konfrontimi me subjekte tjera për gjëra të dorës së dytë.

NE jemi të bindur se në konkurimin politik të radhës, konkretishtë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, do të marrim besimin e qytetarve të Prizrenit, ku do të na mundësohet matrializimi i ofertēs tonë gjatë 4 viteve të ardhēshëm.

Ne po vijmë, BASHKOHU EDHE TI