Zagreb: Vriten 6 persona, policia në kërkim të autorit, bllokohet kryeqyteti kroat (foto)

Sonte rreth orës 21 e 30 minuta, në lagjen Kajzerici të Zagrebit të Ri ka pasur të shtëna dhe janë vrarë 6 persona.

Drejtoria e Policisë së Zagrebit njofton se autori i vrasjes është në arrati, kurse policia po bën kërkime intensive në të gjithë qytetin.

Në shumë zona të Zagrebit shihen policë të armatosur deri në dhëmbë.

Policia e Zagrebit njofton se të shtënat ndodhën në një shtëpi në rrugën Cimerman të Zagrebit të Ri./TetovaNews