Policia konfirmon grabitjen në BKT: Tre persona të armatosur u futen në bankë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen në mëngjesin e së premtes në Bankën Kombëtare Tregtare në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për IndeksOnline, ka thënë se dyshohet që grabitja është  kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë .

Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja është  kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar.

Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, tha ajo./IndeksOnline/