Zbardhen detaje: Prokuroria serbe merr vendim për Nezir Mehmetajn

Nezir Mehmetaj është arrestuar mbrëmë në Merdare nga autoritet serbe derisa po kthehej për në Kosovë.

Me fletarrestim të Prokurorisë serbë nën akuzën për ‘Krime Lufte’, Nezir Mehmetaj është arrestuar dhe ju është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Mehmetaj akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi, Vasilj Seratlic.

Mehmetaj ju është caktuar një avokat mbrojtës publik sipas rregulloreve dhe neneve të ligjeve serbe, ai pas 48 orësh do të paraqitet para në Gjykatë për seancë dëgjimore ku do të vendoset për akuzat e tij.

Neziri kishte ardhur për pushime në Kosovë, por për shkak që nëna e tij ishte e sëmurë, ai kishte shkuar në Beograd, për t’ia bërë analizat dhe më pas është ndaluar nga policia.

Pasi është ndaluar, Nezir Mehmetajt i është konfiskuar telefoni dhe që nga ai moment nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët.//gazetametro.net