Thaçi deklarohet pas takimit me Lajçakun: BE është vonuar për liberalizim të vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në konferencë për media pas takimit të tij me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka kërkuar që të ketë vendime konkrete për liberalizim të vizave dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.

E informova për progresin e Kosovës për reformat. Kosova ka një të ardhme dhe alternativë të vetme që të jetë pjesë e familjes evropiane. Ne jemi mirënjohës për njohje e shteteve të BE-së dhe presim që edhe shtet tjera ta njohin dhe presim vendim për liberalizim të vizave. Biseduam edhe për çështje tjera që zotëri Lajçak do të ketë në dialog. Çdo përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë është e mirëseardhur”, ka thënë ai.