Zbulohen 100 nominimet për çmimin ‘Golden Boy’, mes tyre edhe një shqiptar

Tuttosport ka zbuluar 100 nominimet e futbollistëve për të fituar çmimin ‘Golden Boy’ për vitin 2020, përcjell lajmi.net.

Ky çmim jepet për talentin më të mirë të këtij edicioni.

Mes 100 emrave të nominuar, aty gjendet edhe Leon Dajaku, futbollisti shqiptar me nenshtetësi gjermane që luan te skuadra e dytë e Bayernit por ka qenë i ftuar edhe në ekipin senior.

Dajaku ka pasur paraqitje solide me Bavarezët në ligën e tretë gjermane, derisa aktualisht qëndron jashtë për shkak të një lëndimi.

Kujtojmë se lista ngushtohet çdo herë e më shumë, deri në zgjedhjen e fituesit përfundimtar.