Manchester City dhe Inter sonte në finalen e Champions League

161

Manchester City do të shohë që ta fitojë Champions League për herën e parë dhe ta kompletojë tripletën.

“The Citizens” për të arritur këtë duhet ta kalojnë Interin, në përballjen që zhvillohet në stadiumin olimpik Ataturk, raporton BBC.

Deri më tani, skuadra e Pep Guardiola ka fituar Premier League dhe FA Cup.

Kjo është hera e dytë në tre vjet që City ka arritur finalen e Champions, ku të kaluarën e kishte humbur nga Chelsea në sezonin 2020-2021.

Interi në anën tjetër kërkon trofeun e katër të garës më të madhe evropiane të futbollit.

Ka qenë viti 2010 kur Interi kishte fituar tripletën, atëherë kur drejtimin e klubit e kishte Jose Mourinho.