Zbulohen fërkemet e vjetra 14 mijë vjet në një shpellë të Italisë

Shkencëtarët italianë i kanë zbuluar gjurmët e këmbëve të njerëzve në një shpellë që besohet se është 14 mijë vjet e vjetër. Besohet se ata kanë hyrë në shpellë nga kureshtja për të parë se çfarë ka brenda saj.

Njerëzit e Epokës së Gurit kishin futur në shpellë shkopinj për t’u orientuar nëpër errësirë dhe brenda saj janë zbuluar edhe disa gjurmë të një kafshe. Këto gjurmë u gjetën brenda shpellës që ndodhet në Toirano të Italisë veriore.

Në këtë shpellë janë zbuluar rreth 180 gjurmë të njerëzve, të cilët kanë lëvizur nëpër të duke përdorur duart dhe këmbët. Besohet se personi më i ri që ishte futur në shpellë ishte një fëmijë 2 vjeç.

“Sipas të gjitha gjasave, ata janë nxitur të hyjnë në shpellë nga kureshtja e thjeshtë dhe dëshira për të zbuluar vende të reja”, tha Marco Romano, profesor universitar.

Gjetjet e shkencëtarëve tregojnë se fëmijët kanë qenë anëtarë aktivë të grupeve gjatë Epokës së Gurit edhe në rastet kur ka pasur aktivitete të rrezikshme.

Shëtitje të këtilla nga njerëzit e asaj periudhe janë bërë për punë dhe zbavitje. Bazuar në modelin 3D të gjurmëve, shkencëtarët besojnë se kjo familje ka pasur trupa të shëndoshë për shkak të aktivitetit fizik të tyre në natyrë, shkruan “Independent”.