Zbulohen pllakat përkujtimore për dëshmorët Shkelzen Krasniqi e Jahë Hoti

Janë zbuluar pllakat përkujtimore për dëshmorët Shkelzen Krasniqi e Jahë Hoti, të rënë në Pashtrik në vitin 1993, shkruan Fokusi.info.

Dy veprimtarët ishin luftëtarë të Lëvizjes çlirimtare dhe themeluesit e njësitit të parë gueril në rrethin e Rahovecit.

Ata ranë në përpjekje për të hapur vijat për furnizim me armatim për luftën çlirimtare që pritej të fillonte.