Dedaj: Në zgjedhjet e ardhshme kandidoj për deputet, do të kërkoj shkarkimin e Osmanit

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj në një prononcim për Front Online ka thënë se do të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme për deputet.

Ai thotë se së pari do të kërkoj shkarkimin e Presidentes Vjosa Osmani.

“Në zgjedhjet e ardhshme do të kandidoj për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ndër të parët do të kërkoj shkarkimin e kësaj zonje e cila e ka falimentuar politikën e jashtme’, u shpreh ai.

Ai ka thënë se për këto tri vite qeverisje, Kosova vetëm është dëmtuar.

“3 vite nuk kemi asnjë njohje, asnjë anëtarësim, vetëm dëmtim të partneritetit euro-atlantik, të imazhit të Kosovës dhe siç ka Rusia, kemi sanksione”, ka thënë ai për Front Online.