Zbulohet arsyeja pse Albin Kurti lëshoi seancën ku po diskutohet për heqjen e taksës

Kryeministri Albin Kurti ka lënë seancën ku po diskutohet për heqjen e taksës, pasi është duke zhvilluar takim me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Gjatë takimit, Ambasadori Grondahl tha se e ka përcjellë me vëmendje punën e Qeverisë dhe se i ka parë vendimet e deritanishme si hapa pozitivë.

Ndërsa, Kurti e njoftoi ambasadorin për programin qeverisës i cili shumë shpejt do t’ju paraqitet deputetëve për diskutim në Kuvendin e Republikës.

Ndryshe, Kurti më herët ka qenë në seancën e Kuvendit që po mbahet për heqjen e taksës, mirëpo ai e ka lëshuar të njëjtën siç duket për shkak të takimit.