Bebe Rexha fiton çmim në ‘Billboard Music Award’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka rrëmbyer çmim në eventin e madh muzikor “Billboard Music Award”.

Ylli i muzikës pop mori çmimin “Top country song” për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Ajo ishte nominuar edhe në kategorinë “Top Radio Song” por çmimi u rrëmbye nga Cardi B dhe Maroon 5 me këngën “Girls like you”.

Ndërsa, Dua Lipa e cila ishte nominuar në 3 kategori, atë të “Top New Artist”, “Billboard Chart Achievement Award” dhe “Top Dance/Electronic Song” me bashkëpunimin “One Kiss” me Calvin Harris.

Por, Dua nuk ka arritur të fitonte asnjë çmim.