Zbulohet autori i vrasjes së ish-gruas së tij, që më pas kreu vetëvrasje

I dyshuari që vrau ish gruan është Lulzim Sopi, i lindur në vitin 1976 dhe është nga qyteti i Gjilanit.

Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se Lulëzimi për motive xhelozie fillimisht ka qëlluar ish-bashkëshorten e tij, Sebahate Sopen, dhe më pastaj ka kryer vetëvrasje.

Afër trupave të çiftit është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në këtë aktit të vrasjes së dyfishtë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka bërë të ditur për IndekOonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.