Zbulohet kalendari i kuqezinjve/ U-17 në turneun që nis në janar në Turqi

Shqipëria e 17-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, do të marrë pjesë në turneun “Mercedes Benz Aegean Cup 2020”, një turne për të rinjtë që organizohet nga Federata e Futbollit të Turqisë çdo vit, me qëllim promovimin e të rinjve.

Turneu do të zhvillohet në Altinordu, nga datat 15 deri në 21 janar, dhe në këtë aktivitet marrin pjesë 8 skuadra kombëtare, të ndara në dy grupe.

Grupi A përbëhet nga Turqia, Republika e Irlandës, Kosova dhe Tanzania. Shqipëria bën pjesën në grupin B së bashku me Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Korenë e Jugut.

Ndeshjet e fazës së grupeve zhvillohen në 15, 17 dhe 19 janar. Në datë 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e tretë dhe finalja e madhe për të shpallur fituesin e turneut.

Kalendari i ndeshjeve:

15 Janar 2020 / Shqipëri – Maqedoni e Veriut ora 14:30
17 Janar 2020 / Ukrainë – Shqipëri ora 14:30
19 Janar 2020 / Korea e Jugut – Shqipëri ora 14:30
21 Janar 2020 / Finalet /atsh/