Zbulohet kombësia e tre të dyshuarve për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Organet e rendit në Gjermani kanë arritur të identifikojë tre persona të dyshuar për vrasjen e Besar Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.

Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë.

Kështu ka konfirmuar për Insajderi vëllai i boksierit, Besar Nimani, duke shtuar se sot do të publikohet identiteti i tyre.

“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, deklaroi ai.

Sipas informatave që policia i ka treguar, të dyshuarit janë larguar nga Gjermania