Zbulohet pllaka përkujtimore për dëshmorët Agron dhe Osman Krasniqi

Sot në Grykën e Llapushnikut është zbuluar pllaka përkujtimore për dëshmorët e kombit Agron Krasniqi dhe Osman Krasniqi.

Zbulimi i kësaj pllake u bë në prani të familjarëve të dëshmorëve të kombit, Invalidëve e veteranëve të luftës së UÇK-së, bashkëfshatarëve, e qytetarëve, raporton fokusi.info.

Të pranishmëve, me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i SHFD-së Xhavit Jashari.