Daut Haradinaj: Ua mbylla gojën të gjithë atyre qe spekuluan për lidhjet e mija me kazinot

Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, ishte i ftuar në ‘Fokusin Zgjedhor’ të Gazetës inFokus.

Haradinaj, këtu ka folur për disa vendime të qeverisë Haradinaj, ku ka thënë, që me mbylljen e Kazinove ua mbylli gojën të gjithë atyre që kanë tentuar siç thotë ta bëjnë pjesë të këtyre gjërave.

“Nihna mirë për faktin se sidomos në legjislaturën e fundit, votimi ka qenë të paktën në pesë pozicione që i mbaj mend, votimi për ushtrinë, Trepçën, mbylljen e kazinove për të cilën kam qenë shumë i akuzuar në opinion publik e i përfolur, në njëfarë forme ua kom mbyll gojën të gjithëve atyre gojë këqinjëve që kanë tentu me me bë pjesë të atyre gjërave, janë disa gjëra që si deputet kur kam votuar kam qenë shumë krenar”, ka thënë Haradinaj.