Zbulohet tingulli i frikshëm i “bilbilit të vdekjes”

Ju mund të mos keni dëgjuar për bilbilin e vdekjes Aztec, por një qytetar në Tik Tok ka demonstruar saktësisht se përse ai është përshkruar si një nga tingujt më të frikshëm në ekzistencë.

Death Whistle është një instrument muzikor që daton shekuj më parë në qytetërimet e lashta meksikane.

Bilbili i parë i vdekjes Aztec u zbulua në vitin 1999 dhe përdorimi i tij ka ngatërruar historianët dhe shkencëtarët.

Ajo që ne dimë, megjithatë është se tingulli që ata nxjerrin është absolutisht rrënqethës.

Gjatë dekadave historianët kanë pasur shpjegime të ndryshme për bilbilat, të cilat besohet se janë përdorur si në shoqërinë Aztec ashtu edhe në Mayan.

Një teori tjetër është se disa versione të bilbilave janë përdorur në mjekësi për të lehtësuar dhimbjen ose për të dërguar pacientët në një gjendje hipnotike.

Për të dëgjuar “bilbilin e vdekjes” klikoni KËTU

Burimi: www.unilad.co.uk| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA