Zbuloni cili është aeroporti më i madh në botë (video)

Pas katër vjetësh ndërtimi, aeroporti i ri ndërkombëtar është hapur në Pekin në fund të muajit shtator të këtij viti. Është aeroporti më i madh në botë përsa i përket zonës së ndërtimit.

Mega-aeroporti në Daxing, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit kinez, fillimisht do të trajtojë 45 milionë pasagjerë në vit dhe më vonë do të zgjerohet në 100 milionë pasagjerë.