Zëdhënësi i AAK-së e quan “pampers” zëdhënësin e Qeverisë Kurti

Zëdhënësi i AAK-së, Lulezim Blaka, nuk është kursyer aspak në fjalor në një reagim të tij ndaj zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Reagimi i Blakës kishte të bënte me një deklaratë të Kryeziut i cili tha se manipulimi me lista ka “dëmtuar vlerat e luftës”.

Në postimin e tij, zëdhënësi i AAK-së e ka quajtur “pampers” zëdhënësin e Qeverisë.

Shih, edhe këtij “pampersit” i ra hise me fol për lista. Këta s’kanë pikë turpi”, ka shkruar ai./Fokusi.info/