Zëdhënësja e PSD’së: Kurti thotë se nuk është i dhënë pas luksit, por nuk i thotë jo privilegjeve

Zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook, ka thënë se përkundër që kryeministri Albin Kurti thotë se nuk është i dhënë pas botës materiale, sipas saj, ai nuk i thotë jo privilegjeve.

Kuçi ka shkruar se huazimi i rrobave, shkëlqimi i këpucëve, biletat e hotelet falas, qiraja e ulët banimi e shoferi personal, janë vetëm disa nga shërbimet që i merr Kurti, pa pasur nevojë t’i shkruaj në deklarim të pasurisë, pa pasur nevojë t’i evidentojë si pronë.

“Në njërën anë përmes mosposdesimit privat të pasurisë thotë që ai nuk është i dhënë pas botës materiale, luksit, por në anën tjetër i shijon të gjitha ato privilegje, të cilave nuk ju tha “jo”. Sepse shijimet e tij nuk mund ta korruptojnë atë, por vetëm atë”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Nuk është fustani, as këpucët, as kravata, në vetvete.

Është stili i jetës, janë vlerat që pretendohen: superioriteti kulturor. E kemi parë Kurti të investojë në imazhin e tij, më gjasë për ta larguar nga kujtesa e njerëzve pamjen e tij prej protestuesi!!!

Huazimi i rrobave, shkëlqimi i këpucëve, biletat e hotelet falas, qiraja e ulët banimi, shoferi personal, janë vetëm disa nga shërbimet që i merr Kurti, pa pasur nevojë t’i shkruaj në deklarim të pasurisë, pa pasur nevojë t’i evidentojë si pronë. Ai është në rregull me letra. Tipike.

Në njërën anë përmes mosposdesimit privat të pasurisë thotë që ai nuk është i dhënë pas botës materiale, luksit, por në anën tjetër i shijon të gjitha ato privilegje, të cilave nuk ju tha “jo”. Sepse shijimet e tij nuk mund ta korruptojnë atë, por vetëm atë.

Nuk është vec një foto momenti, një ecje në tepihun e kuq, ështe i tërë spektakli që ushqeu, është kapje e ngjarjes që flet për çka Kurti nuk është: i majtë.