Zeka pas deklaratave të Kurtit: Ka degraduar drejtësia në këtë vend, nëse të targetojnë e sheh veten në bankën e të akuzuarve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka adresuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

Ai ka thënë se sistemi i drejtësisë është joefikas dhe i ngadaltë, vettingu sipas tij, është zgjidhja.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar gazetari dhe publicisti, Milaim Zeka.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se drejtësia ka degraduar në Kosovë.

“Po me tregon nje avokat nje nate se nje klient e tije e kane akuzu per veper penale, te lidhur me terrorizem, vetem pse gjate faljes te namazit, me nje xhami, paska thane tre here “Allahu akber”, ka shkruar ndër të tjera Zeka.