Reagon kryetari i Lipjanit pas të infektuarit të parë në këtë komunë

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ku ka shprehur shërim të shpejtë të infektuarit me koronavirus.

Ahmeti ka deklaruar që as Lipjani nuk mundi t’i bëj ballë virusit Covid-19, por sipas qytetarët duhet të mos bëjnë panik e të qëndrojnë të izoluar dhe të ndjekin udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Ajo çka na duhet tani është qetësia dhe mos të bëjmë panik të pa nevojshme dhe të përcjellim masat preventive që ka marr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike,
Komuna e Lipjanit dhe QKMF-Lipjan”, ka shkruar ai.