Zelensky alarmon për pushtimin e Çernobilit: Rusia po i shpall luftë Evropës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka alarmuar se forcat ushtarake ruse kanë nisur rrethimin e qytetit ukrainas të Çernobilit, ku gjendet qendra bërthamore.

Zelensky thotë se trupat ukrainas po japin jetët e tyre për ta mbrojtur atë rajon, ashtu që të mos përsëritet një tragjedi, si shpërthimi i prillit të vitit 1986.

“Forcat okupuese ruse po provojnë që ta rrethojnë Çernobilin. Mbrojtësit tanë po i japin jetët e tyre, që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986. E kam raportuar këtë të Kryeministrit  i Suedisë. Ky është deklarim i luftës kundër gjithë Evropës”, ka shkruar Zelensky në tëitter, transmeton Gazeta Express.

Presidenti ukrainas i referohet katastofës bërthamore së 86’ës, kur afër qytetit Çernobil të Ukrainës, atëherë nën Bashkimin Sovjetik, kishte ndodhur shpërthimi më i madh nuklear aksidental ndonjëherë.

Forcat ruse kanë nisur sulmet ndaj Ukrainës në orët e para të 24 shkurtit.

Dy ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin, kishte dhënë urdhër të dërgimit të forcave ruse në territorin e Ukrainës, pasi i kishte vetëshpallur dy prej rajoneve në lindje të Ukrainës, si entitete të pavarura.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë thirrjet popullit të tij që ta mbrojnë vendin, ndërsa Perëndimit i ka kërkuar që t’i dalë në ndihmë.

Në kryeqytetin ukrainas, në Kiev, janë bllokuar rrugët prej kolonave. Qytetarët kanë nisur të ikin drejt perëndimit.