Ky miliarder po dhuron 9 milionë dollarë falas: Ja kush përfiton

Çështja më e diskutueshme në botë është nëse paratë mund të bëjnë njerëzit të lumtur, dhe kjo përgjigje do zbulohet falë një miliarderi jashtëzakonisht bujar.

Japonezi, Yusaku Maezaëa do ndajë më shumë se 9 milion dollarë mes 1 mijë përdoruesve të Twitter, për të parë se çfarë ndikimi do ketë kjo në jetën dhe lumturinë e tyre.

Të zgjedhurit do marrin rreth 9,100 dollarë, e t’i përdorin për çfarëdo që ju pëlqen. E vetmja gjë që ata duhej të bënin ishte një ripostim nga miliarderi.

Nëse po nxitoni që të jeni pjesë e kësaj gare, atëherë konkursi është mbyllur në mesnatën e 8 janarit. Megjithatë rreth 1000 njerëz do kenë këtë fat.

Meqenëse ky është një eksperiment social, fituesve u është kërkuar të përgjigen në pyetësorët se çfarë kanë zgjedhur ata të shpenzojnë paratë e tyre.

Ky tweet theu rekordin me 4 milionë retëeet duke e bërë atë më të ndjekurin në të gjithë botën.