Zemaj: Në kohë pandemie pushteti thërret qytetarët të dalin në rrugë e të dëgjojnë fjalimin e liderit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka krikuar qeverinë e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, vazhdon të mos bëjë thirrje për kujdes në kohë pandemie kur numri i jetëve të humbura nga COVID-19 brenda një jave është i lartë.

Zemja në një postim në rrjetin social Facebook, ka theksuar se për më keq ky spektakël ndodh kur ende në fuqi janë masat dhe ora policore të vendosura pikërisht nga ky pushtet i paaftë.

“Derisa IKSHKP-ja vazhdon e bën thirrje për kujdes, pushteti për të kënaqur egon e vetë e bën krejt të kundërtën, ngase u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë sa më masive të dalin në rrugë për të dëgjuar fjalimin e liderit, i cili është i pari i fjalëve boshe me zero rezultate”, ka shkruar Zemaj.