Kadri Veseli dorëzon kallëzim penal ndaj personave që ia kanë përmendur emrin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një statusi në rrjeton social ‘Facebook ka njoftuar se sot ka bërë kallëzim penal lidhur me rastin e përmendjes së tij në një aferë ku bëhej fjalë për 200 mijë euro.

Ja statusi i plotë i Veselit:

“Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal”, ka thënë Veseli, përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet”.