Zemaj sërish premton rritje të numrit te testeve për koronavirus

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë sot se IKSHPK do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se Inspektoratet përkatëse të vazhdojnë monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore, sipas ligjit.

Postimi i plotë:

Angazhim me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm.

Sapo përfundova takimin me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSh-së, që janë: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, Sistemi Informativ Shëndetësor/SISH, SHSKUK-ja, etj.

Biseduam për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ngritjen e përgjegjësisë së ofruesve të shërbimeve shëndetësore. Nga drejtuesit e agjensionëve kërkova që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm.

Inspektoratet përkatëse të vazhdojnë monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore, sipas ligjit. Biseduam edhe për funksionimin e IKSHPK, ku po bëhet një punë mbinjerëzore. IKSHPK do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha.

Së bashku të angazhuar për një popullatë të shëndosh!