Zemaj tregon nëse do të ketë lehtësim apo shtrëngim masash për festat e fundvitit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve me Covid-19, aktualisht s’do të ketë lehtësim të masave.

“Edhe ketë javë të vazhdojmë me masat e njëjta”, thotë Zemaj.

“Duhet ta shtojmë kujdesin, ta rrisim vigjilencën’, shtoi ai për RTV21.

Por Zemaj nuk e mohon mundësinë që në javët në vijim të ketë shtrëngim të masave për shkak të festave.

“Mund të kemi qasje, nëse e shohim që rreziku i rritjes së infeksionit rritet”, thotë Zemaj.

“Nuk është vit normal ku ne shkojmë , festojmë e grumbullohemi. Thirrja jonë është që të festohet në shtëpi. Grumbullimi nuk duhet të jetë temë dhe agjendë e asnjërit prej nesh”, shtoi ministri.