Zemërgjerësia e kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari

Edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i është bashkuar personalisht nismave për grumbullimin e mjeteve financiare, me qëllim të ndihmohen familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Pesëmijë euro (5,000) është shuma që kryetari Jashari i ka dhuruar nga ardhurat e tij personale, për t’i mbështetur familjet shqiptare në rrethin e Durrësit, që u godit nga një tërmet prej 6.4 ballë të shkallës Rifter, ditë më parë, që për pasojë la të vdekur mbi 40 njerëz e qindra të lënduar.

Nuk është rasti i parë kur kryetari Jashari tregohet zemërgjerë. Edhe në një rast tjetër, ai kishte dhuruar 2,500 euro për të ndihmuar klubin e futbollit Drenica, që atë kohë po kalonte momente të vështira financiare. (Tv Drenica)