Zëvendëskryeministrja kërkon falje pse kufiri me Serbinë ishte i hapur e i Shqipërisë jo

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj nga radhët e Nismës Socialdemokrate në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka thënë se qeveria duhet t’u kërkojë falje shtetasve të Shqipërisë për mos hapje të kufirit.

Balaj ka thënë se kufiri me Serbinë nga Qeveria Kurti ka qenë i hapur kurse me Shqipërinë jo. “Së pari duhet t’u kërkojmë falje qytetarëve të Shqipërisë, pasi kufiri me Kosovën ka qenë i mbyllur nga qeveria e kaluar, ndërkaq me Serbinë kufiri ka qenë i hapur”, ka thënë ajo.