Shoferi humbi kontrollin dhe përplaset në restorant, familja tre anëtarëshe shpëtoi për mrekulli (Video)

Një familje prej tre vetash në Kaliforninë veriore shpëtoi për mrekulli kur një shofer humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas në një restorant. Çasti i përplasjes u kap nga kamera e sigurisë.

Departamenti i Policisë në Napa të Kalifornisë e postoi videon në mediat sociale si një kujtesë për njerëzit që “të jenë gjithmonë të vetëdijshëm për atë që ndodh përreth”.

Një grua dhe dy fëmijë të vegjël po largoheshin nga restoranti, kur makina erdhi në drejtim të tyre.

Drejtuesja e mjetit, një 60-vjeçare, i tha policisë se ajo shkeli gazin në vend të frenave.

Një dëshmitare brenda restorantit pa të gjithë skenën: “Ishte e pabesueshme, kurrë më parë nuk kam parë diçka të tillë, përveçse nëpër filma. Gjithçka fluturonte – tavolina, enë, karrige, gjithçka”.