Zgjedhjet: Albin Kurti takohet me përfaqësuesit e Partisë Egjiptase të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesit e Partisë Egjiptase të Kosovës.

Vetëvendosje tregon se në këtë takim u diskutua për situatën politike pas vendimit të Kushtetueses, përcjell Fokusi.info.

Ky është postimi i plotë:

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti priti në takim përfaqësuesit e Partisë Egjiptase të Kosovës të prirë nga deputeti Elbert Krasniqi.
Në takim u bisedua për situatën aktuale politike sidomos pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të paligjshme e jokushtetuese qeverinë aktuale. Partia IRDK përveçse ka mbështetur ndryshimin ajo nuk i është bashkuar regjimit të vjetër politik në planet e tyre për të penguar e rrëzuar qeverisjen e mirë e të mbështetur nga qytetarët e Kosovës në pranverën 2020.
Në takim po ashtu u diskutuan prioritetet që ky subjekt i ka në programin e tij me theks të veçantë nga luftimi i paragjykimeve, edukimi, strehimi e deri te punësimi, infrastruktura e biznesi gjithnjë në funksion të mirëqenies së qytetarëve të komunitetit egjiptas.