Mirëmengjesi nga Alaska! (foto)

Mrika dhe Arianit Nikqi kanë pushtuar Malin Denali, që ndodhet në Alaska të SHBA-ve dhe ka lartësi 6194 lmd.

17 vjeçarja nga Peja bashkë me babain e saj ia dolën në pak muaj të ngjiten në dy majet ekstreme, ne dy kontinente. Rreth një muaj më parë në Malin Everest në Nepal. Kurse sot në Denali në Alaska. Ngjitjen e kompletuan në ora 15:00 sipas kohës lokale.

Ndryshe, Mrika po synon rekordin botëror. Të bëhet, alpinistja e parë që në moshën 17 vjeçare të lë gjurmë në 7 pikat më të larta në botë. I kanë mbetur dhe dy sfida, pesë i ka kompletuar.