Zgjedhjet e 30 qershorit, akreditohen edhe 106 vëzhgues afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e sotme kërkesën e KSHH për akreditimin e 106 vëzhguesve afatgjatë për vëzhgimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Më herët, KQZ ka akredituar 32 vëzhgues afatgjatë të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit.

Po ashtu, zgjedhjet do të vëzhgohen edhe nga 11 vëzhgues afatgjatë të KRIIK Albania, të akredituar tashmë nga KQZ. /atsh