Tottenham triumfon ndaj Juventus, Kane shënon gol nga gjysma e fushës (Video)

Tottenham Hotspur triumfoi ndaj Juventus në kuadër të International Champions Cup me rezultatin 2 – 3, shkruan fokusi.info.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën e Pochettino, e cila kaloi në epërsi në minutën e 31’, me anë të argjentinasit Eric Lamela.

Në pjesën e dytë, Juve dukej sikur morri situatën në kontroll kur Higuain në minutën 56’ barazoi rezultatin. Kurse, në minutën 60’, Ronaldo e kaloi Juventusin në epërsi.

Por, Tottenham nuk u dorëzua, ku pas vetëm pesë minutave arritën të barazojnë rezultatin  2 – 2 përmes Lucas Moura në minutën 65′.

Përmbysja e madhe ndodhi në minutat shtesë të takimit, kur Harry Kane shënoi një super gol për rezultatin përfundimtar 2 – 3.

Tottenham tashmë grumbullon 3 pikë në tabelën e ICC, kurse Juventus mbetet pa pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=SWa2FplzO7g