Zgjedhjet në Mal të Zi: Dalje rekorde e qytetarëve deri në ora 19

Zgjedhjet parlamentare po mbahen sot në Mal të Zi, në të cilat marrin pjesë gjashtë koalicione dhe pesë parti politike. Zgjedhjet lokale po mbahen në Budva, Kotor, Tivat, Andrijevicë dhe Guci.

Deri në orën 19:00, 74.9% e qytetarëve kanë dalë në votime. Në zgjedhjet e vitit 2016, dalja ka qenë 71.6%.

Në Mal të Zi, këto zgjedhje parlamentare po konsiderohen shumë të rëndësishme. Shqiptarët po ashtu po garojnë në këto zgjedhje ndërsa është bërë apel për dalje masive.