“Djalli nga pluhuri” në një pishinë në Gjilan, era merr çadrat (video)

Një fenomen i rrallë meteorologjik ka ndodhur gjatë ditës  në qytetin e Gjilanit.

Aty është regjistruar fenomeni i ashtuquajtur “dust devil” apo djalli nga pluhuri, që karakterizohet me erëra të fuqishme, njofton meteoballkan.com.

Sic mund të shihet në pamjet e mëposhtme si pasojë e erërave të fuqishme çadrat në një pushinë të Gjilanit kanë fluturuar në ajër.

Dust devil zakonisht shfaqet kur qielli është i pastër dhe zakonisht është i parrezikshëm.

Megjithatë, në disa raste të rralla mund të rritet aq shumë saqë paraqet rrezik për njerëzit dhe pronën.

Shikoni pamjet: