Zhduken dy motra në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy femra janë zhdukur në qytetin e Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy femra janë zhdukur që nga e diela në qytetin e Pejës.

Sipas njoftimit, ka qenë motra e saj e cila gjatë së hënës e ka raportuar zhdukjen e tyre në stacionin policor.

Siç bëhet e ditur, ajo në stacionin policor ka deklaruar se që të dy motrat janë larguar nga shtëpia të dielën rreth orës 14:00 dhe që nga ajo ditë, nuk kanë informata për vendndodhjen e tyre.