Zhduket i riu nga Prishtina, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Familjarët e të riut, Arben Beselica nga Prishtina kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Sipas tyre, që 30 orë nuk kanë pasur asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Hera e fundit kur ai ka pasur sinjal në telefonin e tij, besohet të ketë qenë në zonën e Anamoravës (Gjilanit), ku ai ka qenë me veturën e tij, e cila shihet në foton e mëposhtme.

Të gjithë qytetarët që e kanë parë Arbenin ose kanë ndonjë informacion në lidhje me rastin mund të lajmërojnë familjarët në numrin e telefonit: 049/482-024.