Zhduket një 13-vjeçar në Fushë Kosovë, Policia nis kërkimet për gjetjen e tij

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një person në Fushë Kosovë, i cili ka deklaruar se ka humbur kontaktet me djalin e tij të mitur dhe nuk di gjë për vendndodhjen e tij.

Sinjali mëson se babai ka njoftuar se 13-vjeçari është larguar nga shtëpia mëngjesin e 16 nëntorit dhe që atëherë nuk është lajmëruar më.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i babait ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.