Zhduket një vajzë në Suharekë

Një vajzë në Suharekë është raportuar se është zhdukur.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 15:00, ndërsa thuhet se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin. “Rr. Nënë Tereza, Suharekë 25.02.2021 – 15:00. Raportohet se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.