Zhduket pa adresë i riu nga Kosova Astrit Shehu, sistemi TIMS zbulon gjurmët në Elbasan

302

Shqiptari nga Kosova, Astrit Shehu rezulton i humbur prej 6 vitesh. Në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV me moderator Odeta Dume, nëna e 45-vjecarit Rase Shehu në një lidhje me viber nga Zvicra denoncoi humbjen e të birit duke rrëfyer bisedën e fundit që pati me të, më 6 maj të vitit 2014.

’Më 6 maj 2014 ka folur për herë të fundit në telefon. Ai më tha se do më merrte prapë. E kam provuar një vit me radhë. E ktheu policia zviceriane ne Kosovë. Ai jetonte në Prishtinë. Edhe ne polici të Gjakovës edhe tek EULEX kam kërkuar dhe më kanë thënë se ka humbur në Shqipëri’, rrëfen nëna.

Ajo beson se i biri ndodhet në Shqipëri, duke u bazuar tek një e dhënë që ka patur nga një familje që jeton në Tiranë.

’Më kanë thënë se ka jetuar në Elbasan, por informacione kam edhe për në Tiranë. Familja Shehu na kanë thënë se djali ndodhet në Shqipëri. Ata kanë dijeni për djalin tim’, sqaron Rase, nëna e Astrit Shehut.

Por, gjatë transmetimit live, një telefonatë ndryshoi drejtimin se i riu mund të jetojë aktualisht në Shqipëri, duke ngritur dyshimet se ai mund të ketë udhëtuar sërish drejt sërish Kosovës, në qytetin e Gjakovës. Dëshmitari pretendon se e ka parë Astritin në një lokal, në qendër të qytetit afro 1 vit më parë. Pavarësisht të gjitha këtyre të dhënave për Astrit Shehun nuk ka asnjë gjurmë të tij. Ndaj kushdo që mund të ketë informacion është i lutur të na kontaktojë në 2 numrat tanë:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV