A do të lejohet lëvizja e personave nën moshën 16-vjeçare, pas 15 prillit?

Pas kufizimit të lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, ka filluar të diskutohet kufizimi i lëvizjes për personat nën moshën 16 vjeçare.

Me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë, personat nën moshën 16 vjeçare, do të lëvizin me një shoqërues.

“Personat nën moshën 16 vjeçare, me kusht që të jenë të shoqëruar nga një anëtar i së njëjtës bashkësisë familjare me të njëjtin shtëpive/banesave”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.