Zjarr i madh në Prishtinë, digjet një kioskë dhe katër vetura

Në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, nga zjarri që ka përfshirë kontejnerin e mbeturinave, është djegur një kioskëdhe katër vetura.

Gazeta Metro merr vesh se nga zjarri që ka përfshirë gjatë ditës së djeshme këtë pjesë ku zakonisht ka vetura të parkuara në lagjen “Dardania”, është djegur një kioskë, katër vetura, dy”golf 7″ një veturë smart si dhe një veturë tjetër.

Ky damë ka ardhur si pasoj e përfshirjes në zjarr të kontejnerit që gjendet në këtë lagje.

Ndërsa, sipas raportit policor thuhet se nuk ka të lënduar.

“Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri një kontenier i mbeturinave, pronë e ndërmarrjes Pastrimi, një kioskë si dhe katër vetura. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në raportin policor.